Të fundit

Daçiq: Dje ishte ditë turpi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, mbrëmë, pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) miratoi rekomandimin që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, ka deklaruar se “sot është një ditë e turpit në APKE”, pasi është hera e parë në histori, sipas fjalëve të tij, anëtarësimi i rekomanduar “për diçka që nuk është shtet dhe që nuk i plotëson kërkesat themelore në fushën e të drejtave dhe lirive të njeriut”.

“Sot është ditë turpi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Për herë të parë në histori është rekomanduar anëtarësimi për diçka që nuk është shtet dhe që nuk i plotëson kushtet themelore në fushën e të drejtave dhe lirive të njeriut”, ka shprehur mllefin e tij Daçiqi, transmeton Paparaci.

Ai ka pretenduar se Kosova për 11 vjet ka refuzuar formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, që është obligim i tyre ndërkombëtar, si dhe “po e zbaton politikën e terrorit ndaj popullit serb dhe spastrimit etnik”.

Me këtë vendim “të imponuar me forcë” e fuqive ndërkombëtare, ato “cenuan vetë themelet e Këshillit të Evropës dhe rendin juridik ndërkombëtar”, vazhdon Daçiq me të njëjtin ton.

“Për cilin parim të mbrojtjes së integritetit territorial do të vazhdojnë të flasin, kur e kanë shkelur integritetin territorial të Serbisë? Ne do të vazhdojmë luftën tonë me të gjitha forcat, do të luftojmë që ky vendim të mos miratohet në Komitetin e Ministrave më 16 maj. Dhe do ta shohim vlerën e fjalës së bashkësisë ndërkombëtare që i dhanë presidentit tonë Aleksandar Vuçiq se Kosova nuk do të pranohet në Këshillin e Evropës derisa të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, a do të jetë kjo edhe një gënjeshtër e tyre e radhës”, ka pretenduar shefi i diplomacisë serbe, me fjalorë “shumë diplomatik”./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci