Të fundit

Tentim vrasja në Graçanicë, Policia shpalos detaje tjera

Detaje të tjera ka shpalosur Policia e Kosovës për tentim vrasjen në Graçanicë mesditën e së martës.

Siç bëhet e ditur në raportin policor, ka pasur gjuajtje me armë zjarri nga një veturë në lëvizje në drejtim të një veture tjetër.

Më pas dy veturat janë aksidentuar mes vete, raporton Paparaci.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja nga arma e zjarrit.

“Graçanicë, 16.04.2024-14:50. Është raportuar  se nga një veturë e dyshuar, e cila ishte në lëvizje me shpejtësi të madhe, nga persona të dyshuar është duke u shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture tjetër në lëvizje, dhe pastaj të njëjtat vetura janë aksidentuar në mes veti.

Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ku e ka takuar të dyshuarin mashkull kosovar në afërsi të veturës së tij, i cili vullnetarisht e ka dorëzuar një pistoletë me leje. Njësitet policore të forenzikës në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja nga arma e zjarrit. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci