Një veturë e markës “Volkswagen Passat” me tabela të regjistrimit të Rashkës, e cila është e punonjësit të komunës ilegale të Leposaviqit, Ivan P., është djegur mbrëmë rreth orës tre e gjysmë në Leposaviq.
Vetura është djegur në parkingun e kafeneve që janë afër, ndërsa pranë parkingut ndodhet Instituti për Kulturë Serbe në Prishtinë – Leposaviq. Në veturë janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa nga reagimi i shpejtë i zjarrfikësve nuk janë dëmtuar veturat tjera të parkuara afër saj, transmeton Paparaci.
Banorët që jetojnë aty pranë thonë se menjëherë në vendngjarje kanë arritur ekipet e zjarrfikësve dhe policia, të cilët kanë kryer hetimet dhe kanë telefonuar pronarin e veturës e cila është djegur.
Në mëngjes priten edhe ekipet e forenzikës nga Prishtina./Paparaci.com