Të fundit

Petkoviq: Serbët në Kosovë nuk kanë asnjë të drejtë

Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, e instaluar për propagandë kundër Kosovës, Petar Petkoviq, ka pretenduar se iniciativa për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës ka treguar “gjithë thellësinë e krizës së vlerave në të cilën ndodhet sot Evropa”.

“Serbët në Kosovë, në realitet, sot nuk kanë asnjë të drejtë, sepse u nënshtrohen dhunës nga më të ndryshmet, dhe këtë nuk e bëjnë individë, por “institucionet e përkohshme në Prishtinë”, prandaj po flasim për dhunën sistematike ndaj popullit tonë”, ka thënë Petkoviq në një deklaratë për media, transmeton Paparaci.

Ai ka pretenduar se “ata që i lejojnë Kurtit të mburret hapur me këtë lloj rendi që po vendos Prishtina janë bashkëpunëtorë në këtë projekt”.

“Ata duhet ta dinë se Serbia dhe serbët janë të shumë të vetëdijshëm për këtë”.

Petkoviq ka pretenduar se kryeministri Albin Kurti, është shpërblyer edhe pse, siç thotë ai, në prag të njëmbëdhjetë vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Parë të Brukselit, edhe një herë ka thënë hapur “se nuk i intereson Asociacioni i komunave me shumicë serbe”.

“Albin Kurti, jo vetëm që dëshiron ta kthejë popullin serb në Kosovë dhe Metohi në skllevër, por edhe tallet me ata që i shtyp me deklarata të përditshme të pakuptimta për të drejtat politike dhe të njeriut që gjoja u garantohen serbëve”, ka thënë Petkoviq në kumtesën e fundit.

Ai gjithashtu ka thënë se serbët në Kosovë “nuk do të jenë pakicë dhe bashkëfajtorë në realizimin e projektit shqiptaromadh”, dhe ka shtuar se “Kurti e kupton këtë dhe prandaj po bën gjithçka për ta zhdukur popullin serb”./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci