Të fundit

Bora mbulon Bosnjën, krijohen probleme në autostradën nga Sarajeva në Mostar

Për shkak të reshjeve të borës dhe shiut që kanë rënë që nga mbrëmja e djeshme në shumë pjesë të Bosnjë-Hercegovinës, janë krijuar probleme në rrugë.

E tillë është situata në autostradën nga Sarajeva në Mostar, e cila mesa duket nuk është pastruar, shkruajnë mediat vendase.

Ky mund të jetë një problem i veçantë për shoferët që kanë ndërruar gomat e dimrit me goma verore, gjë që është e mundur ligjërisht nga prilli.

Siç raportojnë lexuesit e portalit Klix.ba, në këtë pjesë nuk ka kaluar as një buldozer për të pastruar autostradën.

Po ashtu, siç raportojnë autoritetet në pjesë të tjera ka pasur edhe ndërprerje të trafikut për shkak të aksidenteve.

Drejtuesit e automjeteve sigurisht që janë këshilluar të jenë të kujdesshëm për shkak të kushteve të motit dimëror.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci