Të fundit

35 vjet burgim ndaj Izet Godenit nga Prishtina, vrau mizorisht gruan e tij

Gjykata Themelore në Prishtinë, në rigjykim e ka dënuar me 35 vjet burgim Izet Godenin, për vrajsen e bashkëshortes me sëpatë.

Aktgjykimi ndaj Godenit u shpall të mërkurën, njofton Gjykata Themelore në Prishtinë.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarit I.G, për shkak të veprës penale Vrasje e rëndë. I akuzuari I.G është shpallë fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tridhjetë e pesë (35) vite, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar nën masën e paraburgimit. Të akuzuarit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotëfuqishmërinë e këtij Aktgjykimi, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar”.

Sipas aktakuzës, “akuzuari I.G me datë 25.11.2022 rreth orës 04:00 në shtëpinë e tij në Prishtinë, në mënyrë mizore dhe dinake, kishte privuar nga jeta anëtarin e familjes së tij – bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G, në atë mënyrë që derisa e ndjera kishte qenë duke fjetur në shtratin e saj, i akuzuari me sëpatë si mjet i përshtatshëm për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore dhe rrezikimin e jetës, e kishte goditur tani të ndjerën disa herë në pjesën e majtë të kokës, duke i shkaktuar asaj lëndime të rrezikshme për jetën, e për shkak të të cilave e ndjera kishte ndërruar jetë”.

Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci