Të fundit

Labinot Tahiri ndalon në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë, ndihmon qytetarët që janë bllokuar nga autoritetet serbe

Këngëtari i njohur i estradës tonë, Labinot Tahiri, i cili po kthehej nga një vizitë në Kroaci, vendosi që të ndalej pikërisht në kalimin kufitar për t’i ndihmuar shtetasit e Kosovës me gjësende ushqimore.

Mbi 300 kosovarë kanë mbetur të bllokuar midis kufirit kroato-serb për shkak të ndalimit nga autoritetet serbe.

“Isha në Kroaci! Aty kam fjetur dhe Ishte e pa hijshme nga ana ime që të kaloja pa u kthyer me i përshëndet qytetarët tanë, të cilët janë ndaluar që sa orë në kufirin Kroaci-Serbi! Po ashtu, i qerasa në emër të të gjithë juve gurbetqarë e shqiptarë anekend botës!”, shkroi Labinot Tahiri përmes një postimi në Facebook.

“Ndalova sepse e dija se ata ndoshta dhe nuk kanë pasur shumë para me vete dhe në këtë rast jemi njeri për tjetrin. Shpresojë te Zoti që të behet zgjidhje sa më parë”, theksoi ai mes tjerash.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci