Të fundit

Netanyahu: Izraeli do të vendosë vetë se si t’i përgjigjet sulmeve të Iranit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha në një mbledhje të sotme të kabinetit se Izraeli do të vendosë vetë se si t’i përgjigjet sulmeve të fundjavës së Iranit.

“Falënderoj miqtë tanë për mbështetjen e tyre ndaj Izraelit. Ata gjithashtu kanë të gjitha llojet e sugjerimeve dhe këshillave, e vlerësoj, por dua ta bëj të qartë: Ne do t’i marrim vendimet tona dhe shteti i Izraelit do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur veten”, tha Netanyahu.

Netanyahu tha gjithashtu se qeveria do të miratojë një plan për rehabilitimin e vendbanimeve përreth Gazës me një kosto prej rreth 5 miliardë dollarë, shkruan CNN, transmeton Paparaci.

“Ne do të investojmë në strehim, infrastrukturë, arsim, punësim, mjekësi dhe më shumë”, është shprehur ai.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci