Të fundit

S’e pret “dakikin” Albulena Haxhiu, ende pa u varrosur Gjyljeta Ukella merr rrugë për fushatë në RMV

Edhe pse Kosova është zyrtarisht në ditë zie për shkak të vrasjes së dy grave brenda një jave, ajo që do të duhej të preokupohej më së shumti me këto vrasje dhe ta brente më së shumti ndërgjegjja si Ministre e Drejtësisë, nuk e ka respektuar as Ditën e Zisë dhe ka marrë pjesë në një tubim elektoral të VLEN në Maqedoninë e Veriut.

Është deputetja Blerta Deliu ajo që ka kritikuar ashpër këtë sjellje të ministres Albulena Haxhiu.

Deliu ka thënë se kjo sjellje e saj mjafton për të kuptuar se me sa seriozitet dhe përgjegjësi kjo ministre e kryen detyrën dhe sa i intereson siguria e grave në vendin tonë.

“24 orë pas vrasjes në Gjyljetës, katër ditë pas vrasjes së Eronës, sot kur në Kosovë është Ditë Zie, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, paska harruar detyrën e saj parësore për t’u marrë me krijimin dhe menaxhimin e task-forcës në mbrojtje dhe mbështetje të grave – e paska shku në Maqedoni të Veriut në një konferencë, e cila më shumë duket si tubim elektoral. Kaq mjafton për të kuptuar se me sa seriozitet dhe përgjegjësi kjo Ministre e kryen detyrën e saj. Kaq mjafton për të parë se sa i intereson kësaj ministreje siguria e grave në vendin tonë”, ka shkruar Deliu.

Ndryshe, Gjyljeta Ukella, gruaja që u vra dje nga bashkëshorti i saj në Pejë, është varrosur sot pasdite në varrezat e qytetit të Pejës. E ndjera u vra mëngjesin e së martës brenda banesës nga burri i saj, Edmond Lajqi, me të cilin kishte tre fëmijë.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci