Të fundit

Makovec: Lista Serbe të merr pjesë për referendum për shkarkim të kryetarëve

Lista Serbe të rishqyrtojë vendimin dhe të marrë pjesë në referendumin për shkarkimin e kryetarëve. Është e rëndësishme që të gjithë qytetarët të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike në këtë votim. Kryenegociatorët në Bruksel urgjentisht të adresojnë ndikimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës në operacionet me para të gatshme në komunitetet jo-shumicë – këto janë mesazhet kryesore të zëvendësdrejtorit të përgjithshëm për Evropë në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme, Marko Makovec, i cili kaloi tri ditë në Kosovë.

Ai dje e ka përfunduar vizitën dhe ka ardhur, siç ka thënë, për të mbledhur informacione të drejtpërdrejta për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë.

Për këtë ai u takua me zyrtarët më të lartë të Kosovës, opozitën, Listën Serbe, përfaqësues të BQK-së dhe KQZ-së, Policinë e Kosovës, vizitoi institucionet ilegale që funksionojnë në Kosovë me sistemin serb, manastirin e Deçanit dhe bisedoi me përfaqësues të shoqërisë civile.

Për procesin e votimit për shkarkimin e kryetarëve, Makovec ka biseduar me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe me presidenten Vjosa Osmani.

Ai ka theksuar rëndësinë që të gjithë qytetarët të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike në votimin e ardhshëm për shkarkimin e kryetarëve të komunave. Me përfaqësuesit e Listës Serbe, Makovec iu referua në një sërë çështjesh dhe u bëri thirrje që ta rishqyrtojnë vendimin e tyre dhe të marrin pjesë në votimin për shkarkimin e kryetarëve të komunave”, njoftojnë nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, transmeton Paparaci.

Ai vizitoi edhe Qendrën Spitalore Klinike në Mitrovicën e Veriut, si dhe një shkollë në fshatin Osojanë.

“Ata diskutuan ndikimin e Rregullores së BQK-së në operacionet me para të gatshme, si dhe problemet tjera me të cilat ballafaqohen komunitetet”, thuhet më tutje në kumtesë.

Pasi përfundoi vizitën e tij para takimit të sotëm në Bruksel konkretisht për çështjen e dinarit, ai, sipas Zyrës së BE-së, kishte një mesazh për negociatorët kryesorë:

“Përpara takimit të kryenegociatorëve në Bruksel, ai përsëriti urgjencën për të adresuar ndikimin e Rregullores së BQK-së për operacionet me para të gatshme në komunitetet jo-shumicë në Kosovë”.

Ai gjatë kësaj vizite ka rikujtuar, siç tha ai, obligimin e Kosovës në dialogun e zhvilluar me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, që është Asociacioni.

“Në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, ai rikujtoi edhe obligimet e Kosovës në Dialogun me mbështetjen e BE-së, veçanërisht themelimin e Asociacionit në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Ai gjithashtu ka shkëmbyer mendime për gjithçka me përfaqësuesit e BE-së në Kosovë, ndërsa EULEX-i dhe KFOR-i e kanë informuar për gjendjen e sigurisë.

Gjatë ditës së tij të fundit në Kosovë, ai foli edhe me përfaqësues të qendrave hulumtuese të Kosovës për siguri, por edhe për dezinformimet dhe çështjet ndëretnike./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci