Të fundit

Shpërthim në veri, Policia shpalos detajet e fundit

Një shpërthim është dëgjuar mëngjesin e hershëm sot në Zveçan.

Bëhet fjalë për një granatë dore të hedhur në oborrin e një shtëpie.

Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani deklaroi se nga shpërthimi ka pasur dëme të vogla materiale, por që nuk ka të lënduar.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit në Zveçan, respektivisht fshatin Zherovnicë është dëgjuar një shpërthim. Dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një granatë dore e cila është hedh në një oborr të një shtëpie.

Dëme të vogla materiale janë shkaktuar, ndërsa nuk ka të lënduar në njerëz. Njësitë relevante të Policisë kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin”, pohoi Elshani.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci