Të fundit

Video: Gruaja e çon xhaxhain e vdekur në bankë për të marrë kredi në Brazil

Policia braziliane ka arrestuar një grua, Érika de Souza Vieira, që u përpoq të merrte një kredi bankare për një të moshuar që po e shtynte në një karrige me rrota – i cili rezultoi i vdekur.

Punonjësit në bankën e Rio de Zhaneiros thirrën shërbimet e urgjencës të martën pasi dyshuan se diçka nuk shkonte.

“Unë nuk mendoj se ai është mirë. Ai nuk duket aspak mirë”, tha një punonjës ndërsa Vieira u përpoq të detyronte të afërmin e saj të moshuar të nënshkruante një kredi prej 3,250 dollarësh.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Patiala Politics (@patialapolitics)

 Kur punonjësit e urgjencës mbërritën, ata përcaktuan se 68-vjeçari Paulo Roberto Braga kishte vdekur.

Polica e arrestoi gruan për vjedhje në tentativë përmes mashtrimit dhe përdhosje të një kufome, transmeton Paparaci.

Hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar se si dhe kur ka humbur jetën, ndonëse thuhet se gruaja ishte e njoftuar për vdekjen e tij.

Ndërkohë, Ana Carla de Souza Correa, një avokate që përfaqëson Vieira, ka mohuar akuzat.

Ajo thotë se i moshuari ishte gjallë kur mbërriti në bankë./Paparaci

 

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci