Të fundit

Kroos pyetet për Rudigerin pas ndeshjes dhe përgjigja e tij i ‘shkrin’ të gjithë së qeshuri

Toni Kroos do të luajë edhe njëherë tjetër në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Kësaj radhe, kualifikimi në katër më të mirat e Evropës për Kroosin dhe Real Madridin shijon më tepër. Kjo për shkak të kualifikimit me mund dhe sakrificë duke eliminuar Manchester Cityn e Pep Guardiolës pas penalltive.

Madrilenët mposhtën Cityn pas penalltive, me një gol të rëndësishëm në penallti të shënuar nga qendërmbrojtësi Antionio Rudiger.

Pikërisht për Rudigerin u pyet mesfushori gjerman Toni Kroos në një deklaratë në zonën e mediave dhe dhuroi një moment komik.

“Çfarë këshille keni për Rudigerin?”, u pyet gjermani, derisa u përgjigj: “Ai ishte i vetmi të cilit nuk i besova te penalltitë [qesh]”.

 

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci