Të fundit

Betohen 445 policë, Kurti: Nderoni uniformën dhe punën tuaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës, ka thënë se “Kosova rri mbi shtyllat e progresit të vazhdueshëm social, ekonomik e kulturor në njërën anë dhe një vendi të sigurte dhe euroatlantik në anën tjetër”.

Nga 445 policë që diplomuan sot, 345 janë djem dhe 100 vajza. 357 janë shqiptarë, ndërsa 88 prej tyre janë nga komunitetet jo shumicë.

“Vendit tonë do t’i shtohen edhe 445 policë të rinj të cilët do të shërbejnë gjithandej nëpër Kosovë, duke i dhënë një bazë përforcuese kolegeve tjerë policë. Nga 445 policët që diplomojnë sot, 345 janë djem, 100 vajza. 357 shqiptar dhe 88 nga komunitetet jo shumicë. Kosova rri mbi shtyllat e progresit të vazhdueshëm social, ekonomik e kulturor në njërën anë dhe një vendi të sigurt dhe euroatlantik në anën tjetër. Respektoni dhe nderoni uniformën dhe punën tuaj”, ka thënë ai.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci