Të fundit

Pesë oficerë të Kosovës të arrestuar në Serbi, Kurti publikon emrat e tyre

Pesë policë të Kosovës janë ndaluar dje nga autoritetet serbe në pikëkalimet kufitare.

Kryeministri Albin Kurti në fillim të mbledhjes së Qeverisë, ka bërë të ditur emrat e policëve që ndodhen në mbajtje, raporton Paparaci.

Bëhet fjalë për zv/.drejtorin Jankoviq, Sinisha Milliq, Zoran Marinkoviq, Boban Simeunoviq dhe Ramiz Ibrahimi.

“E dje pas kalimit të suksesshëm të votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshilikt të Evropës, Serbia u hakmor. Ndaloi në kufi qindra qytetarë tonë, të cilët Serbinë e shfrytëzonin jo si detnim po si tranzit për t’u kthyer apo për të shkuar në vendet e BE-së. Në mesin e të ndaluarve është edhe zv/drejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq. Jankoviq, sipas informacioneve që kemi, është dërguar në Rashkë. Dje në ndalim kanë qenë gjithsej 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Pesë nga ta janë liruar, ndërkaq pesë ndodhen akoma në mbajtje, duke përfshirë edhe zv/.drejtorin Jankoviq, Sinisha Milliq, Zoran Marinkoviq, Boban Simeunoviq dhe Ramiz Ibrahimi”, tha ai.

Kurti e ka quajtur këtë veprim të Serbisë akt të ulët të hakmarrjes ndaj suksesit të Kosovës drejt anëtarësimit të Kosovës.

Ai tutje tha Serbia po i shkel marrëveshjet e nënshkruara.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci