Të fundit

Detaje për përleshjen mes grupit të ‘Currit’ dhe Mentor Beqirit në Graçanicë

Biznesmeni kontraverz, me të kaluar të dyshimtë kriminale, Mentor Beqiri dhe Armir Osmani, djali i të dyshuarit për fajde, Ismet Osmani – ‘Curri’, pritet të gjykohen për vrasje të rëndë në tentativë.

Hetimet ndaj Beqirit dhe Osmanit kanë marrë rrjedhë tjetër të mërkurën, kur Prokuroria e Prishtinës ka paraqitur kërkesën për paraburgim ndaj dy të arrestuarve për gjuajtjet me armë që ndodhen të martën në mesditë në Llapnasellë të Grapçanicës.

Nga ‘vrasje në tentativë’, Prokuroria ka ndryshuar veprën penale për të cilën po zhvillohen hetimet. Tani, dy të dyshuarit po hetohen për Vrasje të Rëndë në Tentativë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë tha të enjten për Paparacin se ka kërkuar paraburgim ndaj dy të ndaluarve.

“Lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj dy të pandehurve, për shkak të veprës penale Vrasja e rëndë në tentativë, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, tha Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë në Prishtinë.

“Ndaj kësaj çështjeje penale janë duke u kryer hetime në koordinim me policinë, andaj në këtë fazë nuk mund të ndajmë informata të tjera me Ju”, tha Ulaj.

Grupet i ‘Currit’ dhe Mentor Beqirit, të dy nga Mitrovica, u përfshinë në një konflikt me armë zjarri të martën në rrugën që lidh Graçanicën me Lapnasellën, një fshati në mes të Graçanicës dhe Çagllavicës.

Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës të mërkurën, nga një veturë e cila ishte në lëvizje dhe shpejtësi të madhe, është shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture tjetër në lëvizje.

Policia tha se njëri i dyshuar në vendngjarje e ka dorëzuar pistoletën që e kishte me leje, ndërsa janë gjetur pesë gëzhoja nga arma e zjarrit.

“Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ku e ka takuar të dyshuarin mashkull kosovar në afërsi të veturës së tij, i cili vullnetarisht e ka dorëzuar një pistoletë me leje. Njësitet policore të forenzikës në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja nga arma e zjarrit”, tha Policia.

Për këtë rast, në arrati nga organet e rendit janë disa persona të tjerë, përfshirë edhe Ismet Osmanin – ‘Curri’.

Beqiri operon lirshëm si biznesmen në sektorin e ndërtimit në Kosovë. Sipërmarrësi nga Mitrovica, është i zgjeruar në disa fusha të biznesit në të gjithë Kosovën, përfshirë Mitrovicën.

“MAB” Sh.P.K., është kompania private të cilën ai e ka në bashkëpronësi me Arianit Beqirin, të afërmin e tij. Ka një bashkëpunëtor serb të Kosovës në këtë biznes. Emri i tij është Sërdan Virijeviq, raporton Paparaci.

Në një raport hetues të EULEX-it, e cila kishte hetuar grupin kriminal të Zvonko Vesellinoviqit, Beqiri përshkruhej si “shqiptari i njohur nga Kosova” që kishte ndihmuar Vesellinoviqin në kontrabandimin e 50 kamionëve me karburantë të cilët “dyshohet se është importuar nga rafineria në Pançevë (Serbi)”.

Ndërkaq, Ismet Osmani – Curri, dyshohet se është një një nga njerëzit më të fuqishëm të botës së krimit.

Osmani dhe njerëzit e tij dyshohen se përfituan jashtëligjshëm pasuri të paluajtshme dhe para kesh në këmbim të borxheve me fajde, raporton Paparaci.

Për këto veprime të dyshimta kriminale, Prokuroria e Prishtinës ka ngritur një aktakuzë ndaj Currit dhe grupit të tij.

Viktimë e grupit të Currit ishte Faton Dalladaku, një biznesmen tashmë në prag të falimentimit nga Prishtina, që kishte marrë fajde në vlerë 350,000.00 euro nga anëtarit e pretenduar të grupit të “Currit”. Ishte detyruar t’i kthente mbi një milion euro.

Ngjarja ka ndodhur mes viteve 2012-2017.

Mbi këtë histori të dyshuar kriminale me kërcënime e mashtrime, Prokuroria e Shtetit ngriti aktakuzë kundër Ismet Osmanit dhe katër të tjerëve. Prokurori i rastit, Armend Hamiti, akuzon edhe Ilir Bojkun, Sami Nikën e Mentor Maqanin, të afërm të “Currit”, për veprat penale të fajdesë dhe detyrimit.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci