Të fundit

Përfundon takimi i Lajçakut me Petkoviqin

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka përfunduar takimin me delegacionin e Serbisë të udhëhequr nga kryenegociatori serb, Peter Petkoviq, në të cilin janë edhe ekspertë financiarë, raporton portali serb “kosovoonline”.

Pas takimit të delegacionit të Kosovës me Lajçakun, pritet takimi i të gjitha palëve.

Bisedimet në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po vazhdojnë edhe sot në Bruksel. Pritet që sërish temë kryesore të jetë vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për heqjen nga përdorimi i dinarit të Serbisë në Kosovë.

“Ne po shkojmë me shpresën për të gjetur një zgjidhje për dinarin, megjithëse nuk jam optimist, duke pasur parasysh mosgatishmërinë e Prishtinës për të kërkuar zgjidhje përmes kompromisit”, ka thënë më herët Petkoviqi.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë të hënën se këtë javë do të presë negociatorët kryesorë të Serbisë dhe Kosovës për një raund të ri bisedimesh, me synimin për të gjetur një zgjidhje të përkohshme për njerëzit e prekur me vendim të Bankës Qendrore të Kosovës, që dinari serb të mos përdoret në Kosovë./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci