Të fundit

Rike Roçi pas daljes nga Big Brother VIP i jep fund marrëdhënies

E ftuar në studion e “Wake Up”, ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Rike Roçi, foli më shumë për eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por edhe nëse është në një lidhje.

Si të duken ditët e para pas daljes nga shtëpia?

“Është pak e vështirë të ambientohem me botën jashtë. Vetëm kam bërë intervista televizive në emisione dhe jam mbyllur në hotel, e izoluar. Nuk di si ta shpjegoj, më duhen edhe pak ditë që të përshtatem. Por ishte një eksperiencë e bukur, një eksperiment i bukur. Ka qenë një lojë shumë e vrazhdë këtë, shumë pak pozitivitet. Ka nisur me debate që natën e parë, orët e para. Mezi të qesh buza në atë shtëpi. Kam pasur ftesë për të hyrë edhe tek Big Brother VIP 1 dhe 2, por nuk kam pasur mundsi të vija. Nuk jam penduar që hyra, por personazhet ishin pak të vrazhdë”, u shpreh Rikja.

Çfarë mund të thuash për lidhjen tënde që kishe lënë jashtë para se të hyje në BBV?

“Ashtu si filloi, ashtu mbaroi sapo dola. As nuk e kam takuar, me një telefonatë e mbyllëm. Dua të rri vetëm, jam pak e çuditshme. Jam mirë kështu. Nuk ka qenë as i dashuri, ka qenë një njohje, një pëlqim. Nuk kam asnjë ndjenjë, nuk i kam ato fluturat”, u përgjigj ajo.

Ke ndonjë projekt të ri me të cilin po merresh?

“Para se të futesha kam xhiruar një film këtu në Tiranë. Nuk e di se kur do të dalë. Titullohet “Fall” dhe shpresoj që ta pëlqejë publiku. Është filmi i parë për mua”, tregon Rikja.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci