Të fundit

OBSH paralajmëron valë të re të variantit Omicron

Varianti i ri i koronavirusit, i emëruar Omicron, po vazhdon të përhapet nëpër botë, teksa shumë shtete kanë vendosur masa kufizuese.

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) për Evropën, Hans Kluge ka paralajmëruar “stuhi” të re të variantit Omicron të COVID-19 në gadishullin evropian.

Ai i ka ftuar të gjithë që të marrin dozën e tretë të vaksinës.

“Bëni vaksinën përforcuese, bëjeni, bëjeni! Vaksina përforcuese është mbrojtja më e rëndësishme ndaj Omicron”, tha ai.

Drejtuesit e OBSH’së kanë paralajmëruar vazhdimisht qeveritë se “doza e tretë e vaksinës është një luks dhe do të ishte më mirë që vaksinat shtesë të shiten në vendet më të varfëra”, raporton atsh.

Me përhapjen e variantit Omicron, shtete të shumta kanë filluar me administrimin e dozës së tretë të vaksinës.

Izraeli tashmë po bënë planet për administrimin e një dozë të katërt.

Shtete të shumta janë duke u përballur me një valë të re të pandemisë, përkundër që kanë një numër të madh te popullsisë së vaksinuar.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci