Të fundit

Juristja e mediave, Kusari: Rasti i Klan Kosovës tentim për t’i disiplinuar të tjerët

Juristja e mediave, Flutura Kusari ka folur rreth rastit që shumëdiskutuar në vendin tonë, atë të tentimit të pushtetit për ta mbyllur Klan Kosovën.

Ajo tha se rasti i Klan Kosovës ka qenë sulm i drejtpërdrejtë në një medium me qëllim që me i disiplinu edhe të tjerët .

” Qeveria nuk duhet me tentu me i mbyll mediat. Rasti i Klan Kosovës ka qenë sulm i drejtpërdrejtë në një medium me qëllim që me i disiplinu edhe të tjerët dhe narrativa e pasuksesshme e Rozeta Hajdarit ose edhe e kryeminsitrit ka qenë ashtu se ‘ne po e kritikojmë kompaninë, mënyrën se si janë regjistru Devollët po i korrektojmë dhe pastaj pasoja qenka kjo’. Mediat kanë rol special në shoqëri. Unë mendoj se fillimisht ata nuk e kanë patur cak që përfundimisht me mbyll  Klan Kosovën.

Këta kanë ardhë në pushtet duke thënë ‘oligarkët kemi mi luftu’ dhe normalisht që nuk i luftuan . Tani të njëjtët deshën një storie suksesi dhe thanë ‘kemi ra ne në dosje’ edhe kështu e sulmojmë ‘Devollin’ përmes Klanit. Ajo çfarë këta nuk e kanë ditur është se kur e kanë mbyll terminalin e Klanit, një Kosovë i ka mbështet, askush nuk doli me protestu. Mirëpo kur është puna për media normalisht që krejt reagojnë sepse rreziku është tepër i madh”

“Ne si aktivistë, gazetarë kemi thënë se është ndikim në pluralizmin e mediave dhe nuk ka me pas sukses në gjykatë dhe ska pas.Hera e parë QUINT-i ka dalë në mënyrë të bashkuar dhe ka thënë ‘ku jeni nis kështu’. Me dal shtetet anëtare të QUINT-it dhe me të than nuk bën me i mbyll mediat, është shumë serioze edhe normalisht gjykata ka vendos drejt.

I pyetur nga gazetari Gashi se a ka patur bazë ligjore në veprimet e MINT ndaj rastit të Klanit, Kusari pati këtë përgjigje.

“Autoriteti kompetent për me u siguru që mediat operojnë si duhet, është Komisioni i Pavarur për Media. Ata shohin nëse janë dokumnetat në rregull, dhe nëse s’janë, mundet me të dënu deri në 100 mijë euro, nëse bën shkelje të mbyll. E gjitha çfarë është dashur të bëhet është që do të duhej me i’a lënë Komisionit të Pavarur për Media me kry punën e vet. Gabimi ka qenë këtu që këta nuk kanë mujt me prit me ia lan KPM-së por kanë dasht vetë me e kry këtë punë”, deklaroi Kusari në Blic Interview.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci