Të fundit

Serwer: Asociacioni të themelohet pas anëtarësimit në KiE

Njohësi i zhvillimeve në rajonin e Ballkanit, Daniel Serwer, në një analizë në blogun e tij ka kërkuar që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, të bëhet pas anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, pavarësisht presionit që po bëhet nga ndërkombëtarët dhe Serbia.

“Asambleja Parlamentare e KiE-së e konsideron këtë si një çështje që Kosova duhet ta zgjidhet pas anëtarësimit. Asociacione të tilla të pakicave janë të zakonshme në mesin e shteteve anëtare të KiE dhe Kosova ka premtuar të krijojë një të tillë. Por në mënyrë të arsyeshme ajo nuk dëshiron ta bëjë këtë derisa Serbia të njohë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial”.

Serwer, ka thënë se Serbia aktualisht është duke bërë një fushatë të egër për ta bllokuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Sipas tij kjo po bëhet nga Serbia përkundër një angazhimi të qartë në marrëveshjen e shkurtit ku pretendohet zbatimi i saj është ligjërisht i obligueshëm.

“Së pari, Beogradi nuk dëshiron të pranojë se Kosova është shtet. Së dyti, ajo ka frikë se Kosova do të bëjë ankesa kundër Serbisë. Ka shumë arsye për ankesa të tilla që rrjedhin nga diskriminimi dhe shkeljet e tjera të të drejtave të njeriut kundër shumicës shqiptare brenda Serbisë, trajtimi i qytetarëve të Kosovës në Serbi dhe dështimi i Serbisë për të dhënë llogari për krimet e saj gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar ai.

Bazuar në analizat që ka bërë ai thotë se Kosova është përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme.

“Është e treta në rajon, pak pas Malit të Zi dhe më shumë pas Gjeorgjisë, por shumë përpara rezultateve në rënie të Serbisë. Prishtina së fundmi ka zgjidhur një ankesë të madhe. Ajo njohu të drejtat pronësore të Manastirit të Deçanit, një çështje e pazgjidhur për më shumë se 20 vjet”.

Të martën, Kosova kaloi me sukses edhe fazën e dytë në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, derisa tani i ka mbetur vetëm edhe një hap.

Kjo u vendos në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, të cilët me shumicë dërrmuese vendosën pro miratimit të raportit të raportueses për Kosovën në këtë organizatë, Dora Bakoyannis.

Për miratimin e raportit të raportueses për Kosovën në KiE, Dora Bakoyannis, kanë qenë 131 vota PRO, 29 kundër dhe 11 abstenime.

Më 30 mars, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, tha se në rast se Kosova pranohet në Këshillin e Evropës reagimi i Serbisë, do të jetë i “fortë dhe i përgjegjshëm”.

Pa dhënë detaje shtesë se çfarë saktësisht do të thotë ky “reagim i fortë”, Vuçiç ka potencuar se Beogradi zyrtar është i gatshëm të “negociojë”.

Ai po ashtu ka paralajmëruar largimin e Serbisë nga Këshilli i Evropës në rast të anëtarësimit të Kosovës.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci