Të fundit

Abdixhiku: Qeverinë e ardhshme do ta udhëheqë LDK-ja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia që ai udhëheq do të jetë bartëse e ekzekutivit të ri në vend.

“Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme. Nuk asnjë dyshim për këtë”, ka thënë Abdixhiku në  Klan Kosova.

Ai ka thënë se është i bindur në forcën organizative që ka partia e tij.

Abdixhiku është pyetur për ndonjë koalicion të mundshëm me partitë tjera.

“Të gjitha partitë duhet të jenë në garë. Pas zgjedhjeve mund të diskutohet për koalicione dhe besoj që do të jetë e shëndetshme, por jo para zgjedhjeve”, ka thënë Abdixhiku.

Kreu i LDK-së ka thënë se është shumë i lumtur për pozicionin që ka partia e tij.

Kujtojmë se në fillim të këtij muaji në bazë të sondazhit të fundit mbi zgjedhjet të realizuar nga kompania “UBO Consulting”, e të publikuar nga gazeta online Reporteri.net, nga Lidhja Demokratike e Kosovës renditet forca e tretë politike në vend.

Sipas të dhënave që siguroi gazeta online Reporteri.net, Lëvizja Vetëvendosje në tre muajt e fundit ka rritje të lehtë me 49.5 për qind. PDK-ja ka rënë pak me 17.1 për qind ndërsa LDK-ja ka rënie pak më të madhe me 16 për qind, duke u renditur si forca e tretë politike në Kosovë.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci