Në Gjykatën Themelore, dega Fushë Kosovë, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë seancës kishte fyer dhe kanosur gjyqtarin, prokurorin dhe zyrtarët policorë.
Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 15:15.
Sipas raportit të policisë me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar.
Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.