Të fundit

Drecun: Nuk ka pasur gjenocid në BeH, nëse votohet rezoluta për Srebrenicën, nuk ka pajtim

Ish-shërbëtori i kriminelit të luftë Sllobodan Millosheviq, aktualisht në shërbim të Vuçiqit, Millovan Drecun, ka deklaruar për televizioni publik serb, RTS, se “ka një fushatë të koordinuar nga Prishtina dhe Sarajeva për të propaganduar gjenocidin në Srebrenicë dhe në Kosovë”, sepse sipas fjalëve të tij, Prishtina dëshiron ta paraqesë Serbinë si shtet kriminal në mënyrë që në fund ta materializojë këtë.

Duke folur për veprimin e delegacionit të Kosovës dhe presidentes Vjosa Osmanit që solli viktimat e përdhunimit në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Drecun tha se “kjo është ngritje e kurthit ndaj Serbisë”.

“Kemi fushatë të sinkronizuar të regjimit të Albin Kurtit dhe të Sarajevë që propagandojnë gjenocid në Srebrenicë dhe Kosovë. Prishtina dëshiron ta portretizojë Serbinë si një shtet kriminal me idenë përfundimtare që ajo të paguaj për këtë. Për këtë ishte edhe veprimi i Vjosa Osmanit që të sjellë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, gratë e përdhunuara”, ka pretenduar Drecun, transmeton Paparaci.

Ai ka thënë sa “ka shumë shembuj të përdhunimeve të kryera nga pjesëtarë të UÇK-së, e për të cilat nuk flitet”.

“UÇK-ja terroriste ka dhunuar në radhë të parë femrat serbe, por edhe femrat rome, boshnjake dhe shqiptare. Problemi më i madh është se shumë prej tyre më pas janë vrarë. Vjosa Osmani nuk flet fare për dhunimet e UÇK-së, si dhe për rrëmbimin e më shumë se 1.500 shqiptarëve gjatë vitit 1999 edhe pas ardhjes së KFOR-it. Ajo çfarë ka bërë Vjosa Osmani në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nuk është vetëm përgjegjësi e saj, por edhe e shteteve që ia kanë bërë këtë të mundur”, ka pretenduar ky “analist” i Millosheviqit.

Sipas fjalëve të tij, pyetja është nëse shumica e vendeve janë të gatshëm të votojnë kundër rezolutës për Srebrenicën apo do të abstenojnë, por nëse kjo rezolutë votohet, sigurisht që “nuk do të kontribuojë në pajtim”.

Takimet që i ka presidenti dhe delegacioni serb në Nju Jork “janë shumë të rëndësishme”, ka shtuar Drecun dhe ka thënë se qëllimi i rezolutës për Srebrenicën është që populli serb të paraqitet si popull kriminel.

Në përpjekje të arsyetimit të veprimeve në vitet e 90-ta të ish-shefit të tij së bashku me shërbëtorët besnik të tij, e që aktualisht janë në krye të Serbisë, Drecun pretendon se gjenocidi sipas definicionit nënkupton qëllimin për të shkatërruar një komb apo grup etnik të tërë dhe “kjo nuk ka ndodhur, nuk ka pasur ngjarje të ngjashme në Bosnje”.

“Atëherë çfarë lloj gjenocidi është ky? Por pyetja është nëse shumica e vendeve janë të gatshme të votojnë kundër kësaj rezolute apo të abstenojnë. Kjo rezolutë, nëse votohet, nuk do të çojë në asnjë mënyrë në pajtim, ndërsa mosrespektimi dhe trajtimi i pabarabartë të të gjitha viktimat lënë gjurmë dhe ankth të thellë tek populli viktimat e të cilëve nuk respektohen”, ka përfunduar Millovan Drecun./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci