Të fundit

​Sot mësohen finalistët e Kupës së Kosovës

Sot do të zhvillohen ndeshjet e kthimit të fazës së gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, ku edhe do të mësohet çifti i finales së kësaj gare.

Të dy ndeshjet e sotme do të zhvillohen me fillim nga ora 15:00. Drita e pret Prishtinën në shtëpi në stadiumin ndihmës te rrethi në Gjilan, raporton KosovaPress.

Ndërkaq, stadiumi i qytetit në Suharekë do të jetë sot nikoqir i përballjes mes dy skuadrave të këtij qytetit, Ballkanit dhe Suharekës.

Në ndeshjet e para, Prishtina barazoi si vendase me Dritën 0:0, kurse Ballkani e mposhti Suharekën me rezultat minimal 1:0.

Ndeshjet e sotme:

15:00 Ballkani – Suhareka

15:00 Drita – Prishtina

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci