Të fundit

Vuçiq: Referendumi – tregimi më i frikshëm dhe më qesharak

Presidenti serb ka komentuar referendumin e organizuar për shkarkimin e kryetarëve të Komunave në veri të Kosovës, i cili dështoi për shkak të pjesëmarrjes së ulët, gjegjësisht bojkotit të serbëve.

“Tregimi për referendumin është më qesharaku”, ka thënë presidenti serb dhe ka shtuar se:

“Kjo vërtet është e frikshme. Këtë gjithkush e kupton, por mënyra se si ata abuzojnë me të, mënyra se si i ata i karikurojnë gjërat, atëherë e keni plotësisht të qartë”, ka pretenduar Vuçiq, pa treguar arsyen përse serbët e ndërruan mendjen dhe e bojkotuan referendumin, transmeton Paparaci.

Vuçiq ka folur edhe për fjalimin e përfaqësuesit britanik në OKB për referendumin, të cilin e cilësoi si një njeri jashtëzakonisht të zgjuar dhe serioz, por:

“Kur ai filloi të flasë për referendumin dhe zgjedhjet, ishte një fyerje për mendjen e shëndoshë”, ka shtuar presidenti serb./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci