Të fundit

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë – Rama publikon pamjet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se transformimi i kryeqytetit është duke vazhduar.

Në një postim në Facebook, Rama ka shkruar se ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” është në fazën e prokurimit.

“Ky tunel transformues do të shkarkojë komunikacionin në qendër të Kryeqytetit dhe do të ndërlidh Prishtinën e Vjetër me sheshet Ibrahim Rugova, Skënderbeu, Zahir Pajaziti, Xhorxh Bush e deri te Katedralja”, ka shkruar Rama.

Ai ka shtuar se në këtë mënyrë po krijojnë më shumë hapësira për këmbësorë e gjelbërim, ajër më të pastër e jetë më të shëndetshme për qytetarët.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci