Të fundit

Mbështetësi i qeverisë përmendet në raport, “Freedom House” shkruan për sulmin seksist të Gjinovcit ndaj Kusarit

Sulmi me përmbajtje seksiste i Rron Gjinovcit ndaj Flutura Kusarit është përmendur edhe në raportin vjetor të “Freedom House”, organizatës së njohur amerikane.

Në këtë raport, Gjinovci cilësohet si një “mbështetës i fortë i qeverisë së Kosovës”, ndërsa komenti i tij mbi flokët e Kusarit cilësohet si “komente mizogjene”.

“Në qershor 2023, avokatja dhe aktivistja e medias, Flutura Kusari, u përball me thirrje për dhunë ndaj saj në internet. Ajo fillimisht u veçua nga Rron Gjinovci, një mbështetës i fortë i qeverisë së Kosovës, i cili bëri komente mizogjene ndaj saj pasi ajo kundërshtoi vendimin e qeverisë për heqjen e licencës së Klan Kosovës dhe duke u shprehur hapur në kritikat e mosdhënies së masave mbrojtëse nga qeveria për gazetarët që raportonin nga veriu”, shkruan në raportin e Freedom House.

Sjellim ndër mend që Gjinovci, pas reagimeve të shumta në publik, e kishte larguar pas një kohe këtë shkrim.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci