Të fundit

Shkarkohet drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi

Nagip Krasniqi është shkarkuar nga pozita e drejtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Vendimi është marrë sot nga Bordi i Drejtorëve të KEK-ut.

“Bordi i Drejtorëve (BD) të KEK sh.a. duke qenë i përkushtuar për qeverisjen e korporatës në përputhje me përgjegjësitë dhe kompetencat që rrjedhin nga Ligji për Ndërmarrjet Publike, si dhe parimet e njohura ndërkombëtare për qeverisjen korporative të ndërmarrjeve publike, në mbledhjen e mbajtur dje me datë: 23.04.2024 ka marrë dy vendime të rëndësishme të cilat kontribuojnë në menaxhimin korporatës. Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a.  ka marrë vendim për të liruar nga detyra tashmë ish  Kryeshefin Ekzekutiv, z. Nagip Krasniqi”, thuhet në një njoftim për media të KEK-ut.

Krahas këtij vendimi, KEK tashmë ka vendosur që ditët në vijim të iniciojë procedurat për shpalljen e konkursit të ri për pozitën ekryeshefit.

Krasniqi ishte arrestuar më 19 prill, nën dyshimet për tri vepra penale, të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, ushtrimit të ndikimit dhe konfliktit të interesit.

Rasti përfshin dy kontrata njëburimore në vlerë 3.5 milionë euro.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci