Të fundit

LDK: Edhe një raport ndërkombëtar konfirmon korrupsionin qeveritar

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka deklaruar se raportin e organizatës amerikane “Freedom House” dhe Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, i konsideron shqetësues.

Në njoftimin e lëshuar thuhet problematikat që janë ngritur në këto dy raporte vet ky subjekt politik i kishte diskutuar dhe kishte kërkuar që të merren veprime konkrete “për t’i zbardhur aferat korruptive”.

“Në këtë raport përmendet ndër të tjera skandali i Ministrisë së Tregtisë për rezervat shtetërore, për të cilat Lidhja Demokratike e Kosovës ka ngritur zërin në Kuvend dhe kërkuar themelimin e Komisionit Hetimor lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore si dhe keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore. Por për zbardhjen e këtij skandali nuk pati vullnet nga deputetët e pozitës, dhe sot këtë skandal e ke pjesë të raportit. Pra, të gjithë e kanë kuptuar se qeveria bën propagandë, por nuk e lufton korrupsionin”.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, do të vazhdojë të mbrojë paranë publike, e cila po keqpërdoret nga korrupsioni instalues i Qeverisë. Përderisa do të shfrytëzohen edhe institucionet që personat të cilët kanë bërë vepra të tilla, të dalin para drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci