Të fundit

Voton Ali Ahmeti: T’i themi ‘JO’ Rusisë e ‘PO’ Evropës

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka votuar në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut.

Ai ka ftuar të gjithë qytetarët e Maqedonisë që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Në profilin e tij në Facebook, Ahmeti ka shkruar se me votën e tyre qytetarët e kanë rastin i t’i thonë ‘Jo’ Rusisë dhe ‘Po’ Evropës.

“Sot në Zajazin tim shfrytëzova të drejtën demokratike të votës për të lënë gjurmë kontributi në trasimin e së ardhmes europiane. Me votën tonë kemi shansin historik të vulosim njëherë e përgjithmonë orientimin tonë euro-amerikan, t’i themi JO Rusisë, PO Evropës! Andaj, ju ftoj të gjithëve që të votoni për fitoren e madhe të kauzës sonë europiane! Uroj proces të mbarë zgjedhor, në frymë plotësisht demokratike dhe europiane!”, ka shkruar Ahmeti.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci