Të fundit

Shkarkimi i Nagip Krasniqit, Azemi i LDK-së: KEK është shndërruar në strofull të korrupsionit për Qeverinë e Kurtit

Anëtari i kryesisë së LDK-së Visar Azemi ka reaguar pas vendimit të Bordit të KEK-ut që ta lirojë nga detyra ish-kryeshefin ekzekutiv Nagip Krasniqi.

Ai thotë se për një vit kjo pozitë është mbajtur peng për shkak të pushtetit derisa e ka përgatitur njeriun e vet të ri për ta vendosur në këtë pozitë.

Azemi tha se kjo është dëshmi se Qeveria Kurti bashkëjeton me korrupsionin.

“Për më shumë se një vit kjo pozitë është mbajtur peng, ndonëse nuk dihet a për të pritur kthimin e Krasniqit apo derisa pushteti ka përgatitur njeriun e ri nga radhët e veta për ta vendosur në krye të kësaj ndërmarrjeje dhe për ta vazhduar kapjen. Cilado qoftë arsyeja, kjo është dëshmi e bashkëjetesës së kësaj qeverie me korrupsionin, siç na tha së fundi edhe raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Mos të harrojmë se me dhe pa kryeshef ekzekutiv, KEK ka në nënshkruar 114 kontrata njëburimore që kapin vlerën e mbi 102 milionë eurove. Rrjedhimisht, kjo koorporatë është shndërruar në strofull të korrupsionit për pushtetin. E kjo praktikë sigurisht do të marrë fund, por jo vetëm me Nagip Krasniqin prapa grilave”, ka shkruar ai në Facebook.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci