Të fundit

Pacolli e quajti provokim lëvizjen e Osmanit në OKB, Presidenca me reagim të ashpër

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka komentuar seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në të cilën u përball presidentja Vjosa Osmani me homologun serb, Aleksandar Vuçiq.

Në një shkrim në platformën “X”, ka thënë se Vuçiq, Osmani dhe Kurti duhet të lënë mënjanë ofendimet dhe provokimet e ndërsjella për të vendosur një nivel të respektit për palët në dialog.

“Të dyja palët duhet të ulen dhe të përpiqen të gjejnë zgjidhjen e duhur për çështjet që rëndojnë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkroi Pacolli.

Ndaj tij, ka reaguar këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina.

Ai i tha se nëse Pacolli turpërohet nga e vërteta e historisë  së dhimbshme nga lufta e vitit 1999, kjo ka të bëjë me mungesën e respektit tënd ndaj shtetit të Kosovës dhe ndaj viktimave të regjimit serb.

“E vërteta jonë nuk është as ofendim e as provokim”, tha ai.

Sipas tij, fjalët e Pacollit janë ofendim dhe përçmim për Republikën e Kosovës, për mijëra viktima civile përfshirë fëmijë të djegur për së gjalli, për gjakun e dëshmorëve tanë dhe për gratë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës.

“Barazimi që ti ia bën propagandës serbe me të vërtetën e Kosovës, të dëshmuar edhe nga gjykata ndërkombëtare, është barazim i agresorit me viktimën, politikë e njohur serbo-ruse”, shkroi Kupina.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci