Të fundit

Hovenier e quan produktiv takimin mes O’Brein dhe Kurtit ku u bisedua për Asociacionin

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, ka zhvilluar sot takim me kryeministrin Albin Kurti në Gjermani, nga ku i ka kërkuar kreut të Qeverisë përparim urgjent për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në takimin, të cilin e ka quajtur produktiv, pjesëmarrës ka qenë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ambasadori Hovenier, duke theksuar se SHBA pret nga Kosova dhe Serbia t’i përmbushin obligimet në kuadër të Dialogut.

“Kënaqësi të bashkohem me Ndihmës Sekretarin O’Brien në takimin e tij produktiv me kryeministrin Kurti. Ne presim që Kosova dhe Serbia të përmbushin të gjitha obligimet e marra në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Hovenier.

O’Brien theksoi se SHBA e mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.

“SHBA mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike. Për të ecur përpara, nevojitet zbatimi i marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, duke përfshirë përparimin urgjent në Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Sot kam diskutuar hapat pozitivë të nevojshëm me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti”, ka shkruar O’Brien.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci