Të fundit

Rrahje mes tifozëve të Dritës e drejtorit Zymberi, ky i fundit raportohet të jetë në polici

Drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi, së bashku me disa zyrtarë të tjerë të klubit janë rrahur me kryetarin e “Intelektualëve”, Taulant Byqmeti.
Sipas burimeve të Dukagjinit, përleshja ka ndodhur pas tensioneve mes “Intelektualëve” me lojtarët dhe trajnerin, Zekirija Ramadani, pas humbjes në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës kundër Prishtinës.
Televizioni ka kontaktuar drejtorin sportiv të Dritës, por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.
Televizioni tutje merr vesh se Zymberi dhe Byqmeti ndodhen në stacionin e Policisë në Gjilan.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në vendin e punës të kryetarit të tifogrupit të “Intelektualëve”.
Siç dihet, muajt e fundit raportet mes Valon Zymberit dhe “Intelektualëve” nuk kanë qenë aspak të mira.
Tifogrupi ka kërkuar nga drejtuesit e klubit largimin e Zymberit.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci