Të fundit

Pajisja me dokumente personale në MPB: Orari për ofrimin e shërbimeve zgjatet deri në 18:00

Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka marrë vendim që të gjitha Qendrat për pajisje me dokumente, gjatë ditëve të punës të punohet me orar të zgjatur deri në orën 18:00, si dhe të shtunave deri në orën 16:00.

Po ashtu edhe Drejtorati për Prodhim të dokumenteve, gjatë ditëve të punës do të punojë me dy ndërrime, si dhe të shtunave deri në orën 16:00.

MPB-ja, në një njoftim për media të enjten, tha se ky vendim është marrë në mënyrë që të ju lehtësojnë qytetarëve planifikimin e kohës, dhe të zvogëlojë pritjet për pajisje me dokumente personale.

“Ky vendim për rritjen e orarit, do të zgjasë deri tek një vendim tjetër, për të cilin do të ju njoftojmë me kohë”, tha MPB-ja në njoftim.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci