Të fundit

Sylejman Selimi lirohet nga akuza për krime lufte

Ish-komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së, Sylejman Selimi dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Jahir Demaku janë liruar nga akuzat për krime lufte kundër popullatës civile.

Aktgjykimi ndaj Selimit dhe Demakut është shpallur sot nga gjykatësi Ngadhnjim Arrini, raporton Paparaci.

Sipas gjykatësit Arrini, të akuzuarit janë liruar nga akuza pasi nuk është vërtetuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale për të cilën ngarkoheshin nga PSRK-ja.

Selimi e Demaku akuzoheshin për keqtrajtimin e një personi në Likoc të Skenderajt.


Jahir Demaku, pas shpalljes së aktgjykimit ndaj tij në Gjykatën e Prishtinës të enjten/ Foto: Paparaci

Më 24 maj 2013, gjeneral Sylejman Selimi ishte arrestuar dhe më vonë ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë. Ai u dënua me 6 vjet burg.

Në qershor të vitit 2018, të gjithë të akuzuarit që njihen si Drenica 1 dhe Drenica dy ishin kthyer në rigjykim.

Në rastin “Drenica”, janë gjykuar disa nga ish komandantët e UÇK-së të cilët bartnin funksione publike, qoftë deputetë apo edhe kryetar komunash, si Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Fadil Demaku, Nexhat Demaku e të tjerë.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci