Të fundit

Kroos zbulon “mashtrimet” e trajnerit të Realit: Ja se si Ancelotti na gënjeu para El Clasico-s

Mesfushori i Realit të Madridit, Toni Kroos ka treguar në podkastin e vëllait të tij “Einfach mal Luppen” se çfarë bëri trajneri Ancelotti për të motivuar ekipin para “El Clasico”-s kundër Barcelonës.

“Para ndeshjes kundër Majorkës na tha: nëse fitojmë, e kemi mbyllur me titullin”, tha Kros.

Mesfushori zbuloi për atë ndeshje në Majorka që ishte “e vështirë për t’u fituar”. Pas fitores ndaj Majorkës, Kros shpjegoi se italiani u kishte thënë “ju kam gënjyer. Nëse fitojmë javën tjetër, ka mbaruar!”, duke iu referuar Klasikes.

“Mashtrimet” e trajnerit të Realit të Madridit për të motivuar lojtarët e tij nuk përfunduan me kaq. Kroos zbuloi se çfarë u tha Ancelotti në dhomat e zhveshjes pas fitores në “El Clasico”.

“Na tha vetëm tri gjëra: së pari, urime, së dyti, gjithçka do të përfundojë kur të mundim Sociedadin të premten dhe së treti: dy ditë pushim”.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci