Të fundit

Lista Serbe me përfaqësues të BE-së, kërkon formimin e asociacionit

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, me disa anëtarë të partisë së tij, sot është takuar me përfaqësuesit e Grupit Punues të Këshillit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor (COWEEB).

Në takim u bisedua për gjendjen e sigurisë në Kosovë, por edhe për zhvillimet e fundit të procesit të votimit për shkarkimin e kryetarëve të katër komunave në veri të vendit, pasi pati pjesëmarrje shumë të ulët.

Lista Serbe thuhet se ka akuzuar institucionet e vendit se kanë vepruar aktivisht kundër largimit të kryetarëve.

“Si zgjidhje është nevoja që Prishtina t’i zbatojë marrëveshjet e nënshkruara sa më shpejt dhe në përputhje me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 të formohet Asociacioni i Komunave Serbe, i cili do të zgjidhte një pjesë të problemit në terren”, ka deklaruar ekipi i Listës Serbe, shkruan Kosovonline.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci