Të fundit

Kuvendi miraton Projektligjin për zyrtarët publikë

Kuvendi i Kosovës në seancën e mbajtur të enjten, është miratuar në shqyrtim të parë Projektligji për zyrtarët publikë.

Në këtë seancë, të zgjedhurit e popullit zgjodhën edhe Batisha Ibrahimi anëtare në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit(OShP).

Krahas kësaj, deputetët e mazhorancës miratuan rezolutën për vlerësimin e punës së Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2022.

Megjithatë, në mungesë të kuorumit për votim, Projektligji për provimin e maturës shtetërore ka dështuar të miratohej, për shkak se disa deputetë të LVV-së nuk morën pjesë fare në votim.

Në të njëjtën kohë, deputetët opozitarë u larguan nga salla plenare, duke ndërprerë punën e Kuvendit për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Pas përfundimit të këtyre pikave, kryesuesja e seancës, Saranda Bogujevci ka mbyllur punimet e seancës plenare.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci