Të fundit

Një çift i moshuar kosovar arrestohet në Gjermani në prani të mbesës 8-vjeçare

Policia federale e Gjermanisë ka arrestuar një çift në aeroportin e Dortmundit të mërkurën. Në gusht të vitit 2009, Gjykata Rajonale e Stuttgartit kishte dënuar çiftin kosovar me nga gjashtë vjet e gjashtë muaj burgim për pengmarrje.

Zyra e Prokurorit Publik të Stuttgartit ka lëshuar një urdhër për arrestimin e 60-vjeçarit dhe gruas së tij 63-vjeçe, raporton t-online.

“Pasditen e së mërkurës, çifti, që po shoqëroheshin nga mbesa e tyre tetë-vjeçe, tentuan të kalonin përmes zyrtarëve doganorë pas fluturimit të tyre nga Prishtina. Skanimi i gjurmëve të gishtërinjve konfirmoi identitetin e çiftit”, tha policia federale të mërkurën.

Meqë të moshuarit kishin vuajtur vetëm një pjesë të dënimit të tyre me burg, tani ata duhet të vuajnë edhe pjesën e mbetur të dënimit me burg.

Siç transmeton Klan Kosova, të moshuarit telefonuan djalin e tyre 34-vjeç në Recklinghausen.

Sipas policisë, ai e mori mbesën në kujdestari pas konsultimeve me zyrën për mirëqenie të të rinjve. Policët më pas e dërguan çiftin në një qendër korrektuese.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci