Të fundit

Tahiri: VV-ja refuzoi të diskutohej për raportin e DASh-it që e rikonfirmoi korrupsionin e Qeverisë Kurti

Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Vetëvendosja refuzoi të diskutonte në kuvend për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili e rikonfirmoi sipas tij, korrupsionin e Qeverisë Kurti.

Ai tha se një parti e tërë u frikësua nga e vërteta, duke thënë se duke qenë e inkriminuar thellë, Vetëvendosja po orvatet ta ngufas të vërtetën.

“Frikësohen nga raporti i Departamentit të Shtetit, frikësohen nga komisioni hetimor për kontratat njëburimore, frikësohen nga komisioni hetimor për zhdukjen e mostrave të rastit Dehari”, tha Tahiri, transmeton Paparaci.

Më tej, ai e paralajmëroi VV-në se s’do të ndalen duke e demaskuar, sipas tij, korrupsionin e partisë në pushtet.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci