Të fundit

Kamberi mban takime në PE dhe KiE, diskuton diskriminimin e shqiptarëve në Luginë

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se kanë mbajtur një takim shumë të rëndësishëm në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e Evropës për të trajtuar çështjen e diskriminimit të vazhdueshëm të shqiptarëve, veçanërisht në Luginë.

Kamberi tha se kërkuan përmbushjen e të drejtave themelore të shqiptarëve në Luginë, duke përfshirë integrimin e tyre në shoqëri dhe strukturat institucionale e publike.

“Po ashtu, insistuam në implementimin e marrëveshjeve të cilat i ka nënshkruar Beogradi me përfaqësuesit institucional e politik të Luginës së Preshevës dhe vendosjen e simetrisë për të garantuar të drejtat e shqiptarëve”.

“Faleminderit për përkrahjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Këshillit Kombëtar Shqiptarë sikurse edhe Flora Ferati-Sachsenmaierdhe të gjithë të përfshirët në këtë nismë të rëndësishme”, shkroi Kamberi, transmeton Paparaci.

Deputeti shqiptar bëri të ditur se takime mbajti edhe në Washington, New York e Bruksel.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci