Të fundit

Gashi mbron sërish Kurtin: Këta të regjimit të vjetër kanë qenë hajna të shfrenuar

Shkëlzen Gashi, analisti dhe ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti ka komentuar raportin e Freedom House, i cili u diskutua gjerësisht për shkak se konkludoi se ka korrupsion serioz qeveritar.

Gashi, megjithatë e ka mbrojtur Qeverinë Kurti.

Ai, është rikthyer te raportet e vitit 2019 dhe ka akuzuar pushtetin e atëhershëm për korrupsion të shfrenuar.

“Raporti i Freedom House i vitit 2019 po thotë se institucionet e Kosovës mbeten të dobëta dhe KORRUPSIONI I SHFRENUAR ka shkaktuar mosbesim të thellë publik në qeveri. Pra, ju të regjimit të vjetër, keni qenë qenë HAJNA TË SHFRENUAR. Dmth, nuk keni pasë frena”, shkroi Gashi.

Ai, tutje arsyetoi dëmtimin e institucioneve nga korrupsioni, siç u tha nga Raporti i Freedom House, nga qeveritë paraprake.

“O të shfrenuar, mos u mundoni ta krijoni narracionin që të gjitha qeveritë e Kosovës janë të korruptuara njëjtë, se edhe s’ju dhezë”, ka shkruar Gashi.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci