Të fundit

Kërkesa e re e prokurorisë për rastin e Valon Zymberit, drejtorit të Dritës i ndalohet afrimi te persona të caktuar

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar që drejtorit sportiv të Dritës, Valon Zymberi, dhe dy të tjerëve t’u ndalohet afrimi të persona të caktuar dhe të ju caktohet masa lajmërim në stacionin policor në Gjilan.

Ata të enjten janë ndaluar për 48 orë nën dyshimet për pjesëmarrje në përleshje në një kafiteri të qytetit të Gjilanit.

Gjyqtari i procedurës paraprake, pritet të vendosë sot pas mbajtjes së seancës për këtë çështje.

Zymberi ishte arrestuar pas humbjes nga skuadra e Prishtinës në kuadër të Kupës së Kosovës, pasi që kishte sulmuar njërin nga drejtuesit e tifozëve “Intelektualët”  në një kafiteri të qytetit në Gjilan.

“Intelektualët” kishin kërkuar shkarkimin e Zymberit tash e sa muaj, ndërsa të mërkurën pas ndeshjes ishin futur në fushë për të kërkuar llogari nga Zymberi dhe drejtuesit e Dritës.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci