Të fundit

Prishtina ndryshon stadiumin për ndeshjen ndaj Llapit

Skuadra e Prishtinës do të luaj në stadiumin e “Ramiz Sadikut” ndeshjen kundër Llapit që do të zhvillohet të dielën në kuadër të xhiros së 31-të në Superligën e Kosovës.

Në njoftimin e klubit ‘bardheblu’ bëhet e ditur se ndeshja e xhiros së 31-të do të zhvillohet në stadiumin e skuadrës së Ramiz Sadikut.

Prishtina tash e sa kohë nuk i zhvillon ndeshjet në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kjo për shkak të punimeve në këtë stadium.

Skuadra më e trofeshme në Kosovë ndeshjet e saj si vendase deri më tani i ka zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Derbi i xhiros së 31-të do të zhvillohet me fillim nga ora 15:00.

Deri para xhiros së 31-të, Prishtina ndodhet në pozitën e pestë në tabelë me 43 pikë, ndërkaq Llapi mban pozitën e tretë me 58 pikë, dy më pak se Ballkani që mban pozitën e parë.

 

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci