Të fundit

Re të dendura tymi mbulojnë qiellin mbi Obiliq, qytetari: Të kontrollohet kjo pjesë sa më shpejt

Qytetarët e Komunës së Obiliqit vazhdojnë të ballafaqohen me ndotje të ambientit e ajrit, kjo për shkak të tymit të madh që po krijohet mbi qiellin e qytetit dhe zonës përreth.

Kjo gjendje është krijuar edhe gjatë ditës së sotme me oxhaqet e Termocentralit “Kosova A” që kanë krijuar tym të dendur.

Qytetarët e Obiliqit kërkojnë zgjidhje sa më të shpejtë të këtij halli të kamotshëm.

Ndërsa shprehet i shqetësuar për ndotjen e ambientit që po bëhet në këtë komunë, qytetari Adem Shala thotë se tymi i shkaktuar ndodh pasi që në mbrëmje nuk i aktivizojnë filtrat.

Megjithatë, Shala thotë se përkundër ndotjes së madhe, kjo komunë ka edhe një të mirë.

“Është një ndër komunat më të gjelbëruara në Kosovë”, thotë ai.

Kujtojmë se KEK-u vazhdimisht ka qenë ndotësi më i madh në Obiliq dhe rrethinë, me gjendjen e ajrit në këtë qytet që është konstatuar të jetë alarmante për mjedisin e mbi të gjitha shëndetin e qytetarëve.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci