Të fundit

Inspektorati rekomandon suspendimin e një togeri, manipuloi me orët shtesë

Inspektorati policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një togeri.

Shkak për këtë duket të jetë dyshimi mbi atë se i njëjti ka manipuluar me orët shtesë, përcjell Paparaci.

“Informacionet e para lidhur me këtë rast IPK i ka pranuar nga Policia e Kosovës përderisa është duke kryer një hetim preliminar me dyshimin për manipulim të orëve shtesë të punës në drejtim të veprës penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë:

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve bazuar në autorizimet ligjore i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një togeri policor.

Informacionet e para lidhur me këtë rast IPK i ka pranuar nga Policia e Kosovës përderisa është duke kryer një hetim preliminar me dyshimin për manipulim të orëve shtesë të punës në drejtim të veprës penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci