Të fundit

Spence: Regjistrimi i popullsisë i përmbush standardet ndërkombëtare

Koordinatorja për Zhvillim e OKB-së, Arnhild Spence, ka lavdëruar procesin e regjistrimin të popullsisë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Ajo ka organizuar një tryezë me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë, të cilët i ka informuar mbi procesin e regjistrimit që është duke u zhvilluar në vendin tonë.

“Pata kënaqësinë të isha mikpritës i tryezës informuese për komunitetin ndërkombëtar mbi regjistrimin që është duke u zhvilluar. Misioni i UNECE-s dhe i ekspertëve të UNFPA Eastern Europe & Central Asia konfirmoi se procesi përmbush standardet ndërkombëtare. Agjencia e Statistikave të Kosovës po menaxhon në mënyrë shembullore këtë proces dhe shkalla e pjesëmarrjes është shumë e lartë”, ka shkruar Spence.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci