Të fundit

Kadrijaj nga Meja e Gjakovës: Asnjëherë nuk duhet të ndalemi deri sa drejtësia të vije në vend

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj së bashku me anëtarë të tjerë të partisë, kanë bërë homazhe në Mejë të Gjakovës, në 25 vjetorin e Maskrës së Mejës.

Kadrijaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se edhe pse kanë kaluar 25 vjet nga kjo masakër, ende kemi shumë të pa gjetur që janë plagë e pa shëruar e çdo qytetari e sidomos familjarëve të tyre.

“Sot 25 vite më parë në lendinen e Mejës u vranë e u masakruan shumë qytetar të kësaj ane. Edhe pse 25 vite më parë ka ndodhë kjo masakër ende kemi shumë të pa gjetur që janë plagë e pa shëruar e gjdo qytetari e sidomos familjarëve të tyre”, ka shkruar Kadrijaj, njofton Paparaci.

Ajo tutje ka thënë se kërkojnë drejtësi për të vrarët, e fajtoret duhet të dënohen.

“Ne kerkojmë drejtësi për të vrarët, e fajtorët duhet të dënohen, kërkojmë kthimin e të pa gjeturve që familjarët të kenë një vend për të vendos një buqet me lule në përvjetore dhe evenimente tjera”.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci